Nazlı Yüzbaşıoğlu
27 Shkurt 2022•Përditësim: 27 Shkurt 2022
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergey Lavrov, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e ministrisë thuhet se në bisedë u diskutua sigurimi i armëpushimit në çështjen e Ukrainës dhe situata humanitare, përfshirë evakuimet.
Po ashtu Çavuşoğlu zhvilloi bisedë telefonike edhe me Sekretaren e Përgjithshme të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Helga Maria Schmid.
Në bisedë u diskutua kryesisht situata humanitare dhe sigurimi i armëpushimit në Ukrainë.