Ekip
10 Dhjetor 2016•Përditësim: 11 Dhjetor 2016
PARIS (AA) - Kryeministri i Francës Bernard Cazeneuve tha se këtë vit janë parandaluar 17 sulme në vend dhe se do të kërkojë nga parlamenti ta vazhdojë gjendjen e jashtëzakonshme deri më 15 korrik, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke folur pas takimit të jashtëzakonshëm të kabinetit të shtunën Cazeneuve theksoi se parlamenti lidhur me propozimin e tij do të votojë javën e ardhshme.
Ai tha se vazhdimi i gjendjes së pestë të jashtëzakonshme është "absolutisht i nevojshëm" për të siguruar nivelin më të lartë të mundshëm të mbrojtjes në vend për shkak të zgjedhjeve presidenciale dhe të përgjithshme në pranverë.