Büşra Nur Bilgiç Çakmak
31 Dhjetor 2020•Përditësim: 01 Janar 2021
Çekia sot ka regjistruar 16.936 raste të reja të koronavirusit (COVID-19), që është shifra më e lartë ditore që nga fillimi i pandemisë, tregojnë të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Numri i rasteve pozitive midis personave të testuar është gati 52 për qind në vendin me popullsi prej 10.7 milionë banorësh.
Gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 75 persona, duke e çuar numrin e viktimave në 11.580.
Rreth 5.900 persona janë duke u trajtuar në spitale për COVID-19 ndërsa 800 prej tyre janë në gjendje kritike.