Hajer M'tırı
06 Janar 2016•Përditësim: 07 Janar 2016
PARIS (AA) – Magazina satirike franceze "Charlie Hebdo" ka shënuar përvjetorin e sulmit mbi redaksinë e saj duke publikuar numrin e radhës me një ballinë provokative, raporton Anadolu Agency (AA).
Një milion kopje të botimit special në 32 faqe janë lëshuar sot në qarkullim ndërsa në ballinë shfaqet një njeri me mjekërr i cili përshkruan Zotin me rroba të përgjakura duke mbajtur kallashnjikov në duar. Titulli i fotografisë është "Një vit më vonë, vrasësi akoma në liri".
Kryeredaktori Laurent Sourisseau i cili në sulmin e 7 janarit të vitit të kaluar mori plagë të rënda në hyrje të magazinës kishte shkruar se gjoja mbronë sekularizmin dhe "të drejtën të përqeshë fenë".
Me të dalë në treg, magazina në fjalë u gjet në qendër të kritikave.