Mehmet Yılmaz
06 Janar 2016•Përditësim: 07 Janar 2016
BUDEPEST (AA) - Nga afërsisht 400 mijë refugjatë të cilët kanë hyrë vitin e kaluar në Hungari mësohet se vetëm 143 pre tyre iu është njohur statusi i azilantit, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të Departamentit të Emigracionit dhe të Shtetësisë së Hungarisë, mësohet se nga 391 mijë e 384 refugjatë që kanë hyrë gjatë vitit 2015 në vend vetëm 177 mijë e 122 prej tyre kanë bërë kërkesë për azil. Ndër të tjera theksohet se qeveria hungareze ka dhënë përgjigje pozitive vetëm për 143 kërkesa për azil, ndërsa pa pritur afatin ka anuluar kërkesat e refugjatëve të cilët kanë vajtur në vendet e tjera.