Amina Zorniç
01 Dhjetor 2016•Përditësim: 01 Dhjetor 2016
BERLIN (AA) – Revista satirike franceze "Charlie Hebdo" ka botuar sot edicionin e parë në tregun gjerman ku në ballinë ka ironizuar kancelaren gjermane, Angela Merkel, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të gazetës britanike “The Guardian”, Merkel është treguar si qëndron ulur në tualet dhe lexon "Charlie Hebdo" me shkrimin "Charlie Hebdo – çlirimi”.
“Humori është gjithkund, madje edhe në Gjermani”, tha botuesi dhe vizatuesi i stripave dhe grafikave Laurent Riss Sourisseau. Bëhet fjalë për botimin e parë të revistës në ndonjë gjuhë të huaj.
“Ky është eksperiment që nënkupton tentimin që të botojmë revistën edhe në ndonjë gjuhë tjetër, t’i gjejmë publik të ri që do të qëndrojë në mbrojtje të tij”, tha Sourisseau.