Dejan Maksimoviç
23 Nëntor 2018•Përditësim: 24 Nëntor 2018
LONDËR (AA) – Chelsea dëshiron të sjellë në radhët e saj futbollistin turk Cengiz Under nga Roma, shkruajnë mediat britanike dhe ato italiane. Siç pretendohet "Të kaltërtit" kanë përgatitur një ofertë prej 35 milionë euro dhe mbrojtësin Andreas Christensen, transmeton Anadolu Agency (AA).
Trajneri Maurizio Sarri dhe klubi londinez janë këmbëngulës në synimin e tyre për të sjellë lojtarin e talentuar të kombëtares turke. Under lidhet me daljen nga Roma që në afatin kalimtar të janarit, por për të, përpos Chelsea-t, është interesuar edhe Bayerni i Mynihut.
Roma e transferoi sulmuesin 21-vjeçar në verën e vitit 2017 nga Başakşehir për 13,4 milionë euro. Për këtë ekip ka luajtur 42 ndeshje dhe ka shënuar 11 gola ndërsa për kombëtaren turke ka luajtur 10 ndeshje dhe ka shënuar 4 gola.