Doga Kirmizioglu
07 nëntor 2015•Përditësim: 08 nëntor 2015
ANKARA (AA) - Nesër në Ligën e parë të futbollit në Itali (Seria A) do të zhvillohet derbi i kryeqytetit ndërmjet Romës dhe Lazios, raporton Anadolu Agency (AA).
Në ndeshjen e javës së dymbëdhjetë të ligës, Roma do ta presë Lazion në stadiumin olimpik të Romës.
Roma e cila javën e kaluar pas humbjes kundër Interit ndërpreu serinë e fitoreve dhe nga pozita e parë zbriti në të tretën, do të bëjë përpjekje të vazhdojë betejën për t'u bërë kampion duke e mposhtur Lazion e cila me 18 pikë ndodhet në pozitën e shtatë.
Pas kontrollit të fundit në prag të ndeshjes, Daniel De Rossi, i cili mori një lëndim në sfidën kundër Bayer Leverkusenit në UEFA Ligën e Kampionëve ka probleme me kofshën e majtë. Me këtë vihet në pikëpyetje inkuadrimi i tij në ndeshjen kundër Lazios.