Haydar Hadi
16 Maj 2017•Përditësim: 16 Maj 2017
BAGDAD (AA) - Bëhet e ditur se 89 përqind e pjesës perëndimore të qytetit irakian, Mosul, është çliruar nga organizata terroriste DEASH, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Komandës së Operacioneve të Përbashkëta në Irak, Jahja Resul, në konferencën për media tha se lufta kundër organizatës terroriste DEASH është duke vazhduar dhe se 89 përqind e pjesës perëndimore të Musulit është çliruar.
Sipas tij, pjesa lindore e qytetit është tërësisht nën kontrollin e forcave të sigurisë. Resul thekson se gjatë përleshjeve deri më tani janë vrarë 16.467 militantë të DEASH-it.
Më tej shtoi se gjatë operacioneve janë shkatërruar 670 autobomba dhe 11 seli të DEASH-it.
Qyteti i dytë më i madh i Irakut, Mosuli, në qershor të vitit 2014 u pushtua nga DEASH-i. Forcat irakiane në nëntor të vitit 2016 rimorën pjesën lindore të qytetit, ndërsa nisën operacionin për çlirimin e pjesës lindore më 19 shkurt.