Mahmut Atanur
24 Prill 2020•Përditësim: 24 Prill 2020
Në Indonezi për shkak të koronavirusit përkohësisht është ndaluar udhëtimi me mjete tokësore, ajrore dhe detare, raporton Anadolu Agency (AA).
Adita Irawati, zëdhënësja e Ministrisë së Komunikacionit, paralajmëroi se është vendosur që të ndalohen të gjitha llojet e transportit, ndërsa në lidhje me ndalesën “e kthimit në atdhe” gjatë Ramazanit dhe gjatë festës së Bajramit.
Irawati tha se ndalohen komunikacioni i të gjitha automjeteve publike dhe private si në tokë ashtu edhe në komunikacionin ajror dhe detar.
Vendimi përjashton ambulancat, kamionët e zjarrfikësve, funeralet si dhe ato ushtarake.
Ky urdhër gradualisht do të hiqet, duke filluar nga 31 maji e deri më 15 qershor.