Hamdi Yıldız
24 Prill 2020•Përditësim: 24 Prill 2020
Fayez al-Sarraj, kryeministri i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar (GNA) në Libi e njohur nga Kombet e Bashkuara (OKB), njoftoi se refuzojnë operacionin Irini të Bashkimit Evropian (BE), të nisur në Detin Mesdhe për të kontrolluar embargon e armëve ndaj vendit të tyre, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të kanalit televiziv libian Ahrar, Sarraj ka dërguar një mesazh drejtuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Ai theksoi se vendi i tij refuzon Operacionin Irini të nisur nga BE-ja, duke bërë të ditur se operacioni në fjalë injoron të sigurojë kontroll të kufijve dhe hapësirën ajrore prej ku arrin armë dhe municione për komandantin renegat Khalifa Haftar në lindje të Libisë.
Për të kontrolluar embargon e armëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, BE më 31 mars kishte vendosur fillimin e një operacioni të quajtur Irini.