Ekip
19 Dhjetor 2018•Përditësim: 19 Dhjetor 2018
NEW YORK (AA) - Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ) me seli në New York, bëri të ditur se numri i gazetarëve të vrarë nga hakmarrja për raportimet e tyre në vitin 2018 pothuaj se është dyfishuar në krahasim me vitin e kaluar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Raporti i publikuar sot përfshinë edhe vrasjen e kolumnistit të "The Washington Post", Jamal Khashoggit në Konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll.
Vrasja e tij më 2 tetor të këtij viti shkaktoi protesta të mëdha në skenën politike globale për pretendimet se në vrasje është përfshirë dhe princi saudit i kurorës Mohammed bin Salman.
Më tej CPJ thekson se deri më 14 dhjetor të këtij viti janë vrarë 34 gazertarë nga hakmarrja për punën që kanë bërë, ndërsa numri i përgjithshëm i gazertarëve të vrarë arrin në 53. Vitin e kaluar u vranë 47 gazetarë, prej të cilëve 18 nga hakmarrja.
Gjatë viti 2018, shteti më vdekjeprurës për gazetarët ishte Afganistani, ku u vranë 13 gazetarë.