Amina Zorniç
17 Maj 2016•Përditësim: 17 Maj 2016
SARAJEVË (AA) – Ministri i Jashtëm i Bosnje e Hercegovinës (BeH), Igor Crnadak, deklaroi se pret në një të ardhme të shpejtë të zhvillohen bisedime me qëllim që shtetasve të Kosovës do t'iu lehtësohen procedurat për marrje të vizës për në BeH, raporton Anadolu Agency (AA).
Crnadak, i cili personalisht nënshkruan dhe lejon vizat për kosovarët rikujtoi sot se vendi i tij nuk e ka njohur Kosovën dhe se një gjë e tillë nuk do të jetë temë diskutimi në takimin e Këshillit Ministror të BeH-së dhe Presidencës së BeH-së.