Selçuk Acar
25 Prill 2016•Përditësim: 25 Prill 2016
NEW YORK (AA) - Ted Cruz dhe John Kasich janë dakorduar mes tyre për një "luftë" të përbashkët në garën parazgjedhore për kandidatin presidencial amerikan nga radhët e republikanëve në mënyrë që të pengojnë kundërshtarin e tyre Donald Trump i cili aktualisht ka një avantazh ndaj tyre, raporton Anadolu Agency (AA).
Zyrat qendrore zgjedhore të Cruz dhe Kasich kanë arritur një marrëveshje që përmes një fushate të koordinuar të pengojnë Trumpin që të fitojë kandidaturën republikane për president për zgjedhjet të cilat do të mbahen në nëntor të këtij viti.
Cruz dhe Kasich kanë njoftuar se pjesën e mbetur të fushatës do ta përqendrojnë kundër Trumpit i cili me retorikën anti-emigracion dhe anti-muslimane ishte në shënjestër të kritikëve të shumtë në SHBA, por edhe në botë në përgjithësi.