Selçuk Acar
02 Qershor 2016•Përditësim: 02 Qershor 2016
NEW YORK (AA) - Shumica e drejtuesve ekzekutivë të kompanive të mëdha (CEO) në SHBA edhe pse anojnë nga Partia Republikane, këtë herë në vend të biznesmenit kandidat të republikanëve Donald Trump ata do të mbështesin Hillary Clinton-in për postin e presidentit të SHBA-së, raporton Anadolu Agency (AA).
CEO-t e kompanive të mëdha në SHBA duan të shohin Clinton-in dhe jo Trump-in si president të 45-të të këtij vendi i cili do të dalë nga zgjedhjet e 8 nëntorit të këtij viti.
Në një studim të revistës Fortune ku pjesë janë CEO-t e 500 kompanive më të mëdha, 58 përqind e tyre kanë deklaruar se do të mbështesin Clinton-in si presidente, ndërsa 42 kanë deklaruar se do të mbështesin Trump-in.