Ata Ufuk Şeker
25 Prill 2016•Përditësim: 25 Prill 2016
BRUKSEL (AA) - Gjermania dhe Luksemburgu kërkuan mbylljen e përkohshme të dy reaktorëve në centralet bërthamore në Belgjikë për arsye sigurie, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e ministres gjermane të Ambientit, Barbara Hendricks, dhe ministrit të Zhvillimit të Luksemburgut, Camille Gira, u kërkua mbyllja e përkohshme e dy reaktorëve në centralet “Doel-4 dhe Tihange-3”, për shkaqe rreziku potencial në sistemet e shtypjes.
Reaktori i tretë i centralit Doel-4 dhe reaktori i dytë i centralit Tihange-3 ishin mbyllur në vitin 2012 për shkak të gjetjes së mikro-plasaritjeve në sistemet e shtypjes. Pas punimeve teknike dhe masave parandaluese, vitin e kaluar këto reaktorë sërish u vunë në funksion.