Vügar Novruzoğlu
29 Nëntor 2015•Përditësim: 30 Nëntor 2015
MAHAÇKALA (AA) – Të paktën tre persona janë vrarë në operacionet e forcave të sigurisë dhe njësisë federale ruse që janë kryer mbrëmë në Dagestan, në rajonin lindor të Kaukazit të Veriut, raporton Anadolu Agency (AA).
Zyrtarët e Republikës së Dagestanit thanë se forcat e sigurisë mbrëmë ndërmorën operacionet ushtarake në vendet Suleyman, Stalsk dhe Magarmkent dhe se me këtë rast ka patur një shkëmbim zjarri mes anëtarëve të grupeve të armatosura militante.