Zehra Ulucak
10 Prill 2019•Përditësim: 11 Prill 2019
Udhëheqësi shpirtëror i Tibetit Dalai Lama është shtruar në një spital në Indi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ai u dërgua në një spital në New Delhi me pneumoni. Zëdhënësi i udhëheqësit shpirtëror tibetian Tenzin Taklha konfirmoi se gjendja shëndetësore e 83-vjeçarit Dalaj Lama është e qëndrueshme dhe do të qëndrojë në spital për disa ditë për trajtim.
Në vitin 1959, pasi kinezët shuan kryengritjen tibetiane, Dalai Lama iku në Indi. Atje menjëherë themeloi qeverinë tibetiane në ekzil, e cila në këtë mënyrë funksionon edhe sot.