Ekip
13 Shtator 2016•Përditësim: 13 Shtator 2016
PARIS (AA) – Dalai Lama thotë se duhet të vendoset dialogu me DAESH-in për të ndaluar gjakderdhjen në Siri dhe Irak, dhe pohon se feja asnjëherë nuk ka qenë justifikim për gjakderdhjet, raporton Anadolu Agency (AA).
Udhëheqësi shpirtëror i budistëve të Tibetit, duke folur të martën në Paris, tha se dialogu është "mënyra e vetme", por nuk hyri në hollësi se si dhe me kë duhet të bëhet. Dalai Lama insiston që asnjëherë të mos e ngatërrojnë islamin me terrorizmin.