Mahmoud Barakat
16 Nëntor 2016•Përditësim: 16 Nëntor 2016
BAGDAD (AA) – Militantët e DEASH-it kanë ekzekutuar 25 civilë irakianë në qytetin verior të Mosulit nën pretendimin për bashkëpunim me forcat e sigurisë, bëri të ditur një grup për të drejtat e njeriut, raporton Anadolu Agency (AA).
Në prononcimin e sotëm, Jawad al-Shimari, zëdhënës i Komisionit të Lartë për të Drejtat e Njeriut të Irakut, tha se civilët janë ndaluar nga militantët e DEASH-it nga zonat përgjatë provincës veriore Nineveh.
“Ata akuzoheshin për spiunim për forcat irakiane të sigurisë”, tha ai. Al-Shimari tha se militantët terroristë të DEASH-it po ashtu mbajnë rreth 2.000 civilë në Tal Afar, 65 kilometra në perëndim të Mosulit, për t’i përdorur si mburojë njerëzore.
Aktivistja e të drejtave të njeriut, Iman al-Jabouri, nga ana e saj, konfirmoi se grupi militant ka mbajtur qindra civilë në Mosul në tentimin për të ndaluar forcat irakiane që të avancojnë drejt qytetit.
“Grupi terrorist lëviz për të mbajtur më shumë civilë që t’i përdor si mburoja njerëzore sa herë që forcat irakiane avancojnë drejt qytet”, tha ajo.
Vriten tre ushtarë irakianë në sulmet e DEASH-it
Gjatë përleshjeve me militantët e DEASH-it në Irakun perëndimor tre ushtarë irakianë janë vrarë ndërsa pesë të tjerë u plagosën.
Kapiteni Ahmed al-Duleimi tha se militantët e DEASH-it organizuan sulm të paskrupullt me autobombë në selinë ushtarake në qytetin Ruba, 310 kilometra në perëndim të Ramadit.
“Tre ushtarë u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën në përleshje pasuese me sulmuesit”, tha si.
Sipas tij, forcat irakiane arritën të pengojnë sulmin dhe të vrasin dhjetë sulmuesit.
Muajin e kaluar, ushtria irakiane e mbështetur nga koalicioni i udhëhequr nga SHBA-të dhe aleatët lokalë, filluan operacionin ushtarak për rimarrjen e Mosulit nga DEASH-i.