Ekip
24 Prill 2017•Përditësim: 24 Prill 2017
ANBAR (AA) - Pjesëtarët e organizatës terroriste DEASH kanë marrë autostradën që lidh Irakun dhe Jordaninë, konfirmoi zyrtari i policisë së Irakut Ahmed Al-Dule, raporton Anadolu Agency (AA).
Al-Dule theksoi se pjesëtarët e DEASH-it kanë marrë një pjesë të autostradës në qytetin Rutba në perëndim të Irakut.
"Militantët kanë vendosur mina dhe eksploziv në disa pjesë të rrugës të cilën e kanë nën kontroll", ka thënë Al-Dule për AA.
Pjesëtarët e DEASH-it të dielën sulmuan autokolonën e ushtrisë irakiane në lindje të Rutbah, gjatë së cilës u vranë 10 ushtarë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën.
Forcat irakiane javën e kaluar, të mbështetur nga koalicioni ajror të udhëhequr nga SHBA-të kanë nisur një ofensivë të re kundër DEASH-it në provincën perëndimore Anbar.