Ahmet Dursun
02 Maj 2018•Përditësim: 02 Maj 2018
ANKARA (AA) – Si pasojë e tërmetit prej 5.2 ballësh që goditi Iranin, 76 persona janë plagosur. Tërmeti goditi qytetin Sisakht pranë provincës Kohgiluyeh dhe Boyer Ahmad në jugperëndim të Iranit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Televizioni publik i Iranit njofton se sipas vlerësimeve të para në tërmet, epiqendra e të cilit është qyteti Sisakht, janë plagosur 76 persona, 2 prej tyre në gjendje të rëndë.
Pas tërmetit në rajon janë dërguar ekipet e kërkim-shpëtimit. Ndërkaq ekzistojnë shqetësime për rritje të numrit të të plagosurve.
Kujtojmë se sot një tërmet prej 5.2 ballësh sipas shkallës së Rihterit, në ora 08.38 sipas orës lokale ka goditur qytetin Sisakht pranë provincës Kohgiluyeh dhe Boyer Ahmad në jugperëndim të Iranit.