Arif Yusuf,Murat Tan,İdris Okuducu
04 Mars 2017•Përditësim: 05 Mars 2017
MOSUL (AA) - Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ka deklaruar se 12 civilë janë dërguar në spitalin e Erbilit pasi janë sulmuar me armë kimike në Mosul nga organizata terroriste DEASH, raporton Anadolu Agency (AA).
OBSH, në një deklaratë me shkrim, ka thënë se civilët, në mesin e të cilëve ka patur edhe fëmijë, janë sulmuar me armë kimikë në afërsi të Mosulit.
"Pasi është konstatuar se civilët janë ndikuar së tepërmi nga sulmi me armë kimike, janë dërguar për trajnim në spitalin e Erbilit", thuhet në deklaratën e OBSH-së dhe më pas theksohet se sulmi në fjalë ka ndodhur më 1 mars.
Nga ana tjetër në një deklaratë për AA, Visam Arif, një nga civilët e sulmuar nga organizata terroriste ka thënë se sulmi ka ndodhur përmes një predhe me mbushje kimike. Ai thekson se sulmi është kryer në afërsi të Mosulit, në lagjen ez-Zuhur.
Arif ka shpjeguar se pas rënies së predhës në zonë është përhapur një pluhur i verdhë, ku më pas kanë patur probleme shëndetësore.