Ekip
22 Janar 2016•Përditësim: 22 Janar 2016
ATHINË (AA) – Së paku 21 persona kanë humbur jetën në dy fatkeqësi të ndara të cilat kanë ndodhur të enjten në mbrëmje në afërsi të ishujve grek. Dhjetra njerëz i kanë mbijetuar përmbytjes së varkave, raporton Anadolu Agency (AA).
Në fatkeqësinë e parë, varka prej druri që mbante 48 njerëz u mbyt në orët e para të mëngjesit në Farmakonissi, një ishull i vogël në Detin Egje.
Në breg arritën 40 migrantë, ndërsa roja bregdetare greke shpëtoi një vajzë nga mbytja në det.
Për fat të keq, për shtatë njerëz nuk kishte shpëtim.
Disa orë më vonë, në një tjetër incident u mbyt një varkë prej druri që taransportonte një numër të papërcaktuar të njerëzve.
Anija u përmbyt afër ishullit Kalyomnos, që ndodhet në jug të Farmakonissi.
Rojet bregdetare shpëtuan 26 persona, ndërsa kanë gjetur 14 trupa të pajetë.
Poashtu roja bregdetare greke është në kërkim të migrantëve të mbijetuar për çka në operacionet e shpëtimit janë përfshirë anije dhe helikopterë.
Numri i saktë i migrantëve që kanë udhëtuar në këto dy varka është ndërmjet 40 dhe 70 persona dhe për këtë arsye, ekziston frika se numri i të vdekurve mund të jetë më i madh.