Halil Fidan
01 Tetor 2015•Përditësim: 02 Tetor 2015
SHANLLIURFA (AA) - Siriani Ahmet el-Ali i cili jeton në rajonin Harran në qytetin Shanlliurfa të Turqisë në sajë të deveve që i ka sjellë nga vendi i tij siguron jetesën e familjes, raporton Anadolu Agency (AA).
Ali i cili para luftës jetonte në qytetin Halep të Sirisë, pas sulmeve të forcave të Asadit 2 vite më parë bashkë me familjen u strehuan në Turqi. Refugjati sirian gjithashtu mori me vete edhe dy devetë e tij dhe më pas u vendos në rajonin Harran.
Ai devetë e tij i përdor për të shëtitur turistët të cilët vizitojnë këtë rajon i cili del në pah me shtëpitë karakteristike me kube konike dhe arkitekturën e ndryshme të tyre, ku në sajë të kësaj me paratë që fiton ai siguron jetesën e familjes së tij.
Ali në një deklaratë për gazetarin e AA-së duke vënë në dukje se devetë janë kafshë me vlerë tha se edhe më parë ai ka patur një numër të madh të kafshëve.
Duke theksuar se devetë për të kanë një kuptim të veçantë Ahmet el-Ali, u shpreh se: "Jam kujdesur për to që kur ishin të vogla dhe për këtë nuk mundja ti lija atje. Pasi erdhëm këtu të afërmit më thanë se në sajë të tyre mund të fitoja para. Pasi vërejta se edhe turistët kishin një interes vendosa të merrem më këtë punë. Por në të njëjtën kohë nuk lejoj askënd që të sillet keq me to. Një shëtitje prej 30 minutash turistëve iu kushton 1 lira turke (afërsisht 3 eruo)".
Ali ka shtuar ndër të tjera se herë pas herë ai merr edhe oferta për blerjen e tyre, por thekson se deri tani nuk ka ndërmend ti shesë devetë.