Ekip
29 Prill 2016•Përditësim: 29 Prill 2016
COSTA MESA (AA) – Protestuesit dhe përkrahësit e Donald Trump-it janë përleshur mes tyre në Orange County të Kalifornisë, dhe kjo situatë ka rezultuar me rreth 20 persona të arrestuar. Kandidati për president të SHBA-ve brenda radhëve të republikanëve kishte shkuar atje në kuadër të fushatës së tij parazgjedhore, raporton Anadolu Agency (AA).
Dhjetëra protestues kryesisht të qetë qëndruan të enjten brenda sallës “Pacific” përderisa Trump mbajti fjalimin e tij, por gjatë natës protestat u përshkallëzuan në rrugët e qytetit.