Halit Süleyman,Ayşe Aktaş
29 Prill 2016•Përditësim: 30 Prill 2016
HALEP (AA) - Në një sulm ajror të ndërmarrë me bomba fuçi ndaj një qendre mjekësore në lagjen Bustan el-Kasr të Halepit nga ushtria e Sirisë humbin jetën 5 persona dhe plagosen 25 të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).
Drejtori i Mbrojtjes Civile në Halep, Necip Ensari, në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se një helikopter i regjimit në lagjen Bustan el-Kasr, zonë nën kontrollin e opozitarëve ka hedhur 3 bomba fuçi në qendrën mjekësore Bustan el-Kasr.
Ensari pasi ka theksuar se nga bombardimi kanë humbur jetën 5 persona dhe janë plagosur 25 të tjerë, ka vënë në dukje se të plagosurit në sulm janë nxjerrë nga rajoni nga ekipet e mbrojtjes civile. Ndër të tjera Ensari ka theksuar se avionët e ushtrisë edhe brenda ditës kanë bombarduar rajone të ndryshme të qytetit.