Ali Demir
23 Maj 2016•Përditësim: 23 Maj 2016
TARTUS (AA) - Nga disa shpërthime të ndodhura në qytetet bregdetare Xheble dhe Tartus, rajone nën kontrollin e regjimit në perëndim të Sirisë, sipas të dhënave paraprake kanë humbur jetën 65 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga burimet lokale mësohet se shpërthimet e ndodhura në Xheble në periferi të Tartus dhe Latakia kanë shkaktuar vdekjen e 65 personave, ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur. Ndërsa theksohet se disa nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë, si dhe në vendngjarje ka patur dëme me përmasa të mëdha.
Ndërsa në lajmin e agjencisë zyrtare të Sirisë SANA theksohet se shpërthimi në Tartus ka ndodhur në afërsi të stacionit të autobusëve.