Satuk Buğra Kutlugün
20 maj 2016•Përditësim: 20 maj 2016
KAJRO/ATHINË (AA) – Kërkimet kanë vazhduar edhe në ditën e dytë për avionin e zhdukur egjiptian Egyptair A320, i cili u zhduk apo u rrëzua gjatë fluturimit nga Parisi për në Kajro, raporton Anadolu Agency (AA).
Zyrtarët egjiptianë kanë korrigjuar pretendimet e mëparshme se mbetjet e avionit pranë ishullit grek të enjten i përkisnin avionit të zhdukur në fluturimin MS804.
Platforma lokale informative 'Rrugët egjiptiane', duke cituar deklaratën e kompanisë, njoftoi se: "Asnjë mbetje apo rrënojë e avionit të zhdukur në EgyptAir të fluturimit MS804 nuk është gjetur".
Mbrëmë kompania komentoi informacionet, për të cilat pretendonin se ndodheshin në shkresën zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Egjiptit që mbetjet e gjetura në afërsi të ishullit grek Karpathos i përkasin avionit të zhdukur. Ky pretendim më vonë u hodh poshtë nga zyrtarët e aviacionit grek.