Gülbin Yıldırım
20 maj 2016•Përditësim: 20 maj 2016
WASHINGTON (AA) – Shefja e Fondit Monetarë Ndërkombëtar (FMN) Christine Lagarde, ka bërë thirrje për bashkëpunim global për ndihmat humanitare nevoja e së cilave çdo ditë e më shumë po shtohet, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim shefja e FMN-së ka bërë thirrje për mbështetje të gjithë opinionit ndërkombëtar për Samitin e Parë Global për Ndihmat Humanitare i cili do të organizohet në datat 23 - 24 në Stamboll.
''Organizimi i Samitit Global për Ndihmat Humanitare nga Sekretari i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Ban Ki-mun'un, meriton vëmendje dhe mbështetje të plotë nga opinioni dhe faktori ndërkombëtar'' tha Lagarde dhe theksoi se të gjitha shtetet që mund të bëjnë diçka duhet të japin më të mirën.
Duke theksuar se nevoja për ndihma humanitare është më e larta që nga Lufta e Dytë Botërore, Lagarde është shprehur: ''Miliona njerëz në botë janë në nevojë për ndihma humanitare. Kjo gjë ka bërë që nevoja për ndihma humanitare të jetë në kuotat më të larta që nga Lufta e Dytë Botërore.''
Ndëkrohë duke vënë në dukje se për dërgimin e ndihmave humanitare në desitnacionin e vërtetë duhet një ndryshim rrënjësorë, Lagarde është shprehur se FMN do të bëjë çdo gjë për këtë gjë.
Lagarde gjithashtu ka thënë se FMN do të japë kredi të veçanta për vendet të cilat nuk do të kenë të nevojshme një program ekonomik.
- Samiti Global për Ndihmat Humanitare
Samiti i Parë Global për Ndihmat Humanitare do të organizohet në Stamboll të Turqisë. Në këtë Samit pritet të marrin pjesë liderë nga 70 vende të botës. Krahas përfaqësuesve politikë në këtë Samit do të jenë të pranishëm akademikë, drejtues të OJF-ve, përfaqësues të sektorit të medias dhe atij privat, etj.