Emre Gürkan Abay
05 Shkurt 2020•Përditësim: 05 Shkurt 2020
Zv.kreu i Shërbimit Federal për Bashkëpunimin Ushtarak dhe Teknik të Rusisë (FSVTS), Vladimir Drojjov ka deklaruar se pjesa e parë e sistemeve të mbrojtjes ajrore S-400 për Indinë do të dorëzohen deri në fund të 2021, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë për gazetarët në qytetin Lucknow të Indisë, Drojjov ka bërë vlerësime rreth marrëveshjes mes Rusisë dhe Indisë për sistemin S-400.
Drojjov tha se dorëzimi i S-400 në Indi po përparon sipas kalendarit. "Dorëzimi i pjesës së parë të sistemeve të mbrojtjes ajrore S-400 në Indinë do të fillojë ashtu sikurse është planifikuar, në fund të 2021. Ndërsa trajnimi i ekspertëve indianë do të fillojë para dorëzimit", tha ai.
India në nëntor 2018 nënshkroi marrëveshjen lidhur me blerjen e sistemeve të mbrojtjes ajrore S-400 nga Rusia.
Në kuadër të marrëveshjes së arritur si rezultat i bisedimeve të gjera të zhvilluara nga kryeministri indian, Narendra Modi dhe presidenti rus Vladimir Putin, pritet që dorëzimi i sistemeve S-400 të përfundojë në prill 2023.