Hamdi Yıldız
16 dhjetor 2019•Përditësim: 16 dhjetor 2019
Dronët e Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) që mbështesin gjeneralin Khalifa Hatfar, bombarduan Akademinë e Forcave Ajrore në qytetin Misrata të Libisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i operacionit "Burkan el-Gadab" i ndërmarrë nga Qeveria e Pajtimit Kombëtar në Libi, Mustafa al-Majai, në një deklaratë për AA, tha se shkolla e Akademisë së Forcave Ajrore në qytetin Misrata në lindje të kryeqytetit Tripoli është vendosur dy herë në objektivin e sulmeve të mjeteve ajrore pa pilot (dronëve të armatosur) që i përkasin EBA-së.
Majai tha se nuk ka humbje të jetëve ose të plagosur nga sulmi i cili kishte objektiv një bodrum të vjetër në Akademinë e Forcave Ajrore dhe se dronët janë detyruar të largohen për shkak të kundërpërgjigjes së dhënë me kundërajrorë.
Ka tërhequr vëmendjen se dronët e EBA-së kanë sulmuar Akademinë e Forcave Ajrore në qytet në kohë të njëjtë pasi qyteti Misrata shpalli mobilizimin e saj përkrah Tripolit me qëllim për mbështetjen e Qeverisë legjitime të Pajtimit Kombëtar kundër Khalifa Haftarit.
Ushtaraku në pension Kahalifa Haftar i përqendruar në lindje të Libisë përpiqet të marrë qeverinë me imponimin jolegjitim të armëve. Ai së fundmi më 12 dhjetor njoftoi dhënien e urdhrit për një sulm të ri kundër Tripolit nën emërimin "Lufta Përcaktuese".
Gjenerali Haftar edhe më 4 prill u dha urdhër njësive të tij për të marrë nën kontroll Tripolin dhe kishte pretenduar se brenda 48 orëve do të merrnin nën kontroll kryeqytetin.
Pas kësaj, njësitë e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar e cila ka legjitimitet ndërkombëtar në Libi, filluan operacionin Burkan el-Gadab.