Emel Öz Gözellik
17 Tetor 2017•Përditësim: 18 Tetor 2017
ZAMBOANGA (AA) – Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, njoftoi se qyteti Marawi në krahinën jugore Mindanao është pastruar i tëri nga elementet e grupit Maute, që konsiderohet si dega filipinase e organizatës terroriste DEASH, raporton Anadolu Agency (AA).
"Qyteti është pastruar nga terroristët për çka pritet të nisim me rindërtimin e tij”, tha Duterte në një adresim televiziv.
Ministri i Mbrojtjes i Filipineve, Delfin Lorenzana, të hënën njoftoi se në Marawi janë gjetur trupat e pajetë të Isnilon Hapilonit dhe Omer Hayyames, liderë të organizatave terroriste Abu Sayyaf dhe Maute.
Më 23 maj të këtij viti, pjesëtarët e organizatave Abu Sayyaf dhe Maute morën kontrollin mbi qytetin Marawi dhe që nga atëherë kanë zgjatur luftimet e tyre me ushtrinë e Filipineve.
Në bazë të raporteve të fundit të publikuara, në përleshje kanë humbur jetën së paku 800 teroristë, 60 ushtarë dhe 47 civilë. Qyteti dhe rrethina janë braktisur nga 400.000 banorë.