Şerife Çetin
17 Tetor 2017•Përditësim: 17 Tetor 2017
BRUKSEL (AA) - Bashkimi Evropian (BE), ka marrë vendim që të ul flamujt në gjysëm shtizë në nder të viktimave në zjarret pyjore në Portugali, ndërsa tërhoqi vëmendjen se nuk ka reagim të ngjashëm në lidhje me sulmin terrorist në Somali, raporton Anadolu Agency (AA).
Flamujt para ndërtesave të Komisiont Evropian, Parlamentit Evropian dhe Këshillit të BE-së në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, janë ulur në gjysëm shtizë pas zjarreve pyjore në Portugali.
Për Somalinë nuk ulen flamujt
Ndërkohë BE-ja u mjaftua vetëm me një njoftim të shkurtër në lidhje me sulmin terrorist në Somali e cila ndodhi më 14 tetor dhe shkaktoi vdekjen e më shumë se 300 personave.
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Marrëdhënie të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini, i shprehu ngushëllime Qeverisë së Somalisë për viktimat dhe kërkoi nga qeveritë lokale të bashkëpunojnë për t'i dhënë fund terrorizmit.
Në sulmin me bombë më 14 tetor në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu, humbën jetën më shumë se 300 persona, ndërsa rreth 300 të tjerë ishin plagosur. Tridhjetë e pesë persona të plagosur në sulm, janë dërguar në Turqi për trajtim së bashku me shoqëruesit e tyre.