Aldıjana Hadzıc
17 Tetor 2017•Përditësim: 18 Tetor 2017
XHAKARTË (AA) – Rezultatet e autopsisë nga ana e veterinerëve të Qendrës për mbrojtje të resurseve natyrore (BKSDA) treguan se shkaku i ngordhjes së dy elefentëve sumatran në Aceh Timur, Indonezi, ka qenë elektroshoku, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bëhet e ditur se elefantët erdhën në kontakt me gardhin elektrik të vendosur në pyll.
Numri i elefantëve sumatran momentalisht është 1.700, ndërsa rrezikohen të zhduken për shkak të gjuetisë dhe insekteve të cilat i dëmtojnë.
Organizata botërore për mbrojtjen e natyrës para disa vitesh njoftoi se elefantët sumatran mund të zhduken për disa dekada.
Përveç kësaj, elefantët sumatran që kryesisht jetojnë në ishullin Sumatra, kanë gjithnjë e më pak vendbanim natyror për shkak të prerjes së pyllit ku jetojnë.