Ahmet Furkan Mercan
19 Maj 2020•Përditësim: 19 Maj 2020
Dy tërmete me fuqi prej 5.3 ballë goditën sot Japoninë, bëri të ditur Agjencia Meteorologjike e Japonisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Tërmeti i parë goditi shtetin e Fukushima-s, dhe ndodhi 50 kilometra nën sipërfaqe, sipas agjencisë.
Tërmeti i dytë u regjistrua pranë shtetit Miyagi në një thellësi prej më pak se 10 kilometra, theksohet më tej.
Tërmetet po ashtu u ndjen në shtetet fqinje, dhe agjencia shtoi se tërmetet nuk paraqesin rrezik për cunami.