Övünç Kutlu
04 Shkurt 2022•Përditësim: 04 Shkurt 2022
Amazon regjistroi pothuajse dyfishim të të ardhurave të saj neto në tremujorin e katërt, sipas rezultateve financiare të kompanisë të publikuara dje, raporton Andolu Agency (AA).
Kompania amerikane e tregtisë elektronike realizoi të ardhura neto prej 14,3 miliardë dollarësh në periudhën tetor-dhjetor, 98,6 për qind më shumë nga 7,2 miliardë dollarë gjatë së njëjtës periudhë të një viti më parë.
Sa i përket vitit 2021, të ardhurat neto u rritën 56,3 për qind në 33,3 miliardë dollarë, nga 21,3 dollarë në 2020.
Shitjet totale neto arritën në 137,4 miliardë dollarë për tre muajt që përfundojnë në dhjetor, 9,5 për qind më shumë nga 125,5 miliardë dollarë gjatë së njëjtës periudhë të vitit 2020.
Shitjet neto arritën në 469,8 miliardë dollarë në 2021, duke u rritur 21,7 për qind nga 386 miliardë dollarë në 2020.
Amazon njoftoi se do të rrisë çmimin e anëtarësimit të saj në Prime në SHBA me tarifën mujore që shkon nga 12,99 në 14,99 dollarë dhe anëtarësimin vjetor nga 119 në 139 dollarë.
Për anëtarët e rinj Prime, ndryshimi i çmimit do të hyjë në fuqi më 18 shkurt, kurse për anëtarët aktualë do të zbatohet pas datës 25 mars.
Kjo do të jetë hera e parë që kompania do të rrisë çmimin e anëtarësimit në Prime që nga viti 2018.
Pavarësisht humbjes prej 7,8 për qind gjatë orëve të tregtimit në Nasdaq, çmimi i aksioneve të Amazon u rrit me 16,8 për qind gjatë tregtimit pas mbylljes me rezultate të forta financiare.