Barry Eitel
11 Shkurt 2016•Përditësim: 12 Shkurt 2016
SAN FRANCISCO (AA) - Numri i përdoruesve të Twitter-it është zvogëluar. Kompania të mërkurën publikoi raportin e fitimeve të tremujorit të katërt të vitit fiskal 2015, raporton Anadolu Agency (AA).
Platforma microblog pohon se kanë 320 milionë përdorues aktivë në mbarë botën, të njëjtin numër që kishin në tremujorin e fundit.
Por një pjesë e rëndësishme e këtyre përdoruesve shfrytëzojnë vetëm shërbimin SMS të mesazheve me tekst, versioni i quajtur 'SMS Ndjekësit e shpejtë', e fokusuar në tregjet në zhvillim.
Kur të përjashtohen përdoruesit e SMS, numri i përdoruesve të Twitter-it do bie nga 307 milionë në 305 milionë. Kompania me telashe, e cila humbi katër drejtuesit e lartë muajin e kaluar, shpalli një humbje neto prej 90 milionë dollarë në 710 milion dollarë nga të ardhurat e tremujorit.