Mehmet Burak Karacaoğlu,Ahmet Karaahmet,Ethem Emre Özcan
28 Tetor 2021•Përditësim: 29 Tetor 2021
Tregtarët, vendet e punës të të cilëve u dëmtuan nga bombardimet e tregut në rrethin Ariha të Idlibit nga forcat e regjimit të Bashar Asadit, thanë se nuk mund të harrojnë momentet e tmerrit të tyre dhe nëse vazhdojnë sulmet do të migrojnë në rajonin kufitar, shkruan Anadolu Agency (AA).
Forcat e regjimit, të përbëra nga ushtria e regjimit të Asadit dhe grupet e huaja terroriste të mbështetura nga Irani, më 20 tetor shënjestruan me sulme artilerie tregun në rrethin rural jugor të Ariha-s ku humbën jetën 13 civilë, përfshirë fëmijë që shkonin në shkollë.
Gazetarët e AA-së në Idlib u takuan me dyqanxhinjtë, vendet e punës të të cilëve u dëmtuan nga sulmi në fjalë.
Tregtari Mustafa Kraydi, duke thënë se ai migroi nga rrethi Marrattunuman në jug të Idlibit në rrethin Ariha, për shkak të sulmeve intensive të forcave të regjimit, tha se: "Pas sulmit, unë dhe fëmijët e mi pamë njerëz që po bëheshin copë-copë".
Ai thotë se ata panë momente frike gjatë sulmit. "Regjimi sulmoi edhe këtu. Ne nuk jemi terroristë. Fqinjët e mi dhe fëmijët që shkonin në shkollë vdiqën në sulm. Disa nga produktet ushqimore në dyqanin tim u bënë të papërdorshme. Regjimi i Asadit na shpall terroristë dhe na vë në shënjestër me raketa dhe armë me tyta të gjata", tha Kraydi.
Duke shpjeguar se ai i transportoi të plagosurit në spital dhe mblodhi kufomat e gjymtuara si pasojë e sulmit, Kreydi tha se nuk i harroi ato momente.
"Jemi të shqetësuar për sulme të reja. Nëse do të ketë përsëri sulm këtu, ne do të migrojmë në kampet në kufi", u shpreh ai.
Duke theksuar se nuk ka punë tjetër në Idlib përveç marketit Kreydi tha: "Ne jemi punëtorë këtu, gjithçka që duam është të kthehemi në shtëpinë tonë. Këtu nuk ka as terroristë dhe as aktivitete terroriste. Ata që vdiqën ishin fëmijë që shkonin në shkollë. Fëmijët e mi u prekën nga masakra që panë, ata vazhdimisht frikësohen dhe duan të flenë".
- "Këtu nuk ka terroristë"
Mohammedi i cili ka qenë një fermer shpendësh për 3 vjet në Ariha tha se në momentin e sulmit ata ikën në strehimore.
Ai thotë se ka humbur kushëririn dhe nxënësin e tij 15-vjeçar në sulm. "Nxënësit dhe disa civilë që kalonin aty u strehuan në dyqanin tonë. Topi i katërt ra para dyqanit tim. Aty ishin strehuar 2 nxënës njëri ishte Omeri dhe tjetri është vëllai i tij Aliu. Njëri u plagos ndërsa tjetri vdiq”, thekson Muhammedi.
Nëse përsëriten sulmet, ata nuk kanë ku të ikin përveç strehimoreve, tregon ai. "Nëse sulmet shtohen, ne do të largohemi nga ky vend dhe do të migrojmë në zonat kufitare, gjejgjësisht në zonat e sigurta. Ne nuk jemi terroristë. Nuk ka terroristë këtu. Siç mund ta shihni, ka vetëm civilë të pafajshëm. Aty ka vetëm studentë dhe civilë, siç është regjistruar nga pamjet e kamerës së dyqanit”, tha Mohammedi.