Tuğrul Çam
06 Maj 2016•Përditësim: 06 Maj 2016
WASHINGTON (AA) – Vazhdon ta bëjë me "dhimbje koke" çështja e përdorimit të postës elektronike personale gjatë kohës kur ishte Sekretare e Shtetit në SHBA, Hillary Clintonin, e cila garon për kandidate presidenciale në radhët e Partisë Demokratike, raporton Anadolu Agency (AA).
Byroja Federale e Hetimeve (FBI) muajin e kaluar ka marrë në pyetje Huma Abedin, i cili është një person nga ekipi elektoral i Clintonit.
Sipas një lajmi të mediave në SHBA, thuhet se Abedin i cili ka qenë ndihmës sekretar personal i Clintonit më 5 prill është marrë në pyetje nga FBI në kryeqytetin e vendit, Washington.
Në dosjet e publikuara me vendim të gjykatës ish-Sekretarja e Shtetit një pjesë e postave elektronike thuhet se i ka shkëmbyer me Abedin. Por ende nuk dihet se sa persona të tjerë të cilët kanë shkëmbyer e-mail-e me Clinton gjatë kësaj periudhe do të merren ose jo në pyetje.