Ekip
26 Shkurt 2016•Përditësim: 26 Shkurt 2016
ANKARA (AA) - Gjiganti teknologjik Google do të mbështesë kompaninë kompjuterike Apple në luftën për mbrojtjen e të dhënave të përdoruesve të pajisjeve të Apple-s që kompania udhëheqë me Byronë Federale amerikane të Hetimeve (FBI), raporton Anadolu Agency (AA).
Një burim i paidentifikuar i cili ndjek çështjen, tha se Google do ti paraqesë gjykatës një raport ekspertësh për të mbështetur kompaninë Apple.
Google si dhe Apple, është e shqetësuar në lidhje me ndarjen e të dhënave personale të përdoruesve të saj, në mesin e të cilave ka mesazhe dhe foto.
Më herët u njoftua se Apple, e cila ka hedhur poshtë kërkesën e Byrosë Federale të Hetimeve (FBI) për zhbllokimin e telefonit të sulmuesit nga San Bernardino Sayed Farook dhe gruas së tij Tashfeen Malik, të cilët në dhjetor të vitit të kaluar vranë 14 persona, vendosi në mënyrë shtesë të sigurojë iPhone-t e saj.