Mahmut Atanur
06 Maj 2016•Përditësim: 06 Maj 2016
PEKIN (AA) – Në Kinë është gjetur insketi më i gjatë në botë. Siç raporton gazeta kineze China Daily, insekti është gjetur në vitin 2014 pas hulumtimeve në jug të vendit në rajonin Guangxi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Studiuesi Zhao Li ka thënë se insekti është i gjatë 62.4 centimetra dhe se është gjetur në një zonë kodrinore në një lartësi prej 1.200 metrash.
Autoritetet kineze thanë se insekti i quajtur "Phryganistria chinensis Zhao" është më i gjatë se sa insekti i gjetur në Malajzi në vitin 2008, i cili është i gjatë 56.7 centimetra dhe i ekspozuar në muzeun e Londrës.