Aness Suheil Barghoti
28 tetor 2020•Përditësim: 29 tetor 2020
Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) do të importojnë verë izraelite të prodhuar në Lartësitë e Golanit të okupuar, njoftoi sot “The Jerusalem Post”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas gazetës, si rezultat i marrëveshjes së fundit të normalizimit, duke filluar nga e enjtja, verërat nga Veraria e Lartësive të Golanit do të shiten në EBA.
"Verërat e kantinës do të shfaqen në dyqanet e verërave, hotele, restorante kryesore dhe shumë qendra të tjera të njohura", shkruan gazeta.
Marrëveshja u bë përmes kompanisë së marketingut në EBA, African and Eastern (A&E), një importues dhe shpërndarës me bazë në Dubai i markave kryesore të verës dhe alkoolit në Emirate dhe rajonin e Gjirit.
Më 15 shtator, EBA dhe Bahreini u dakorduan të vendosin marrëdhënie të plota diplomatike, kulturore dhe tregtare me Izraelin, pasi nënshkruan marrëveshje kontroverse në Shtëpinë e Bardhë.
Marrëveshjet janë dënuar gjerësisht nga palestinezët, të cilët thonë se marrëveshjet injorojnë të drejtat e tyre dhe nuk i shërbejnë çështjes palestineze.