Ali Uveyda ,Zeynep Tüfekçi
11 Shtator 2017•Përditësim: 11 Shtator 2017
MARIB (AA) - Një avion i Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) është rrëzuar në Jemen, ndërsa si pasojë piloti ka humbur jetën, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një lajmi të agjencisë zyrtare të lajmeve të EBA-ve, WAM, avioni i rrëzuar ishte i angazhuar në kuadër të koalicionit të kryesuar nga Arabia Saudite në Jemen.
Siç njoftohet, avioni është rrëzuar për shkak të defekteve teknike, ndërsa si pasojë jetën ka humbur piloti Sultan Muhammed Ali en-Nakabi.
Në lajmin e agjencisë nuk janë dhënë informata të detajuara lidhur me rastin.
EBA-të njihen si një nga vendet më aktive ushtarakisht në operacionet e koaliconit të kryesuar nga Arabia Saudite, "Stuhia e Vendosur" i filluar më 26 mars të vitit 2015 dhe "Kthimi i Shpresës" i filluar më 22 prill të po të njëjtit vit.