Mohamed Sabry Emam Muhammed
31 Tetor 2015•Përditësim: 31 Tetor 2015
KAJRO (AA) – Një avion rus me mbi 200 pasagjerë dhe ekuipazh në bord është rrëzuar në Gadishullin e Sinait të shtunën, ka konfirmuar Zyra e kryeministrit egjiptian, raporton Anadolu Agency (AA).
"Avioni civil rus Airbus-321 me 224 njerëz në bord është rrëzuar në Sinajin qendror", shkruan në komunikatën e Zyrës së kryeministrit egjiptian Sharif Ismail.
Sipas autoriteteve egjiptiane të aviacionit civil, Departamenti egjiptian i kontrollit të fluturimeve ka humbur kontaktin me aeroplanin rus, i cili fluturonte nga Sharm el Sheik, vendpushimi në Detin e Kuq drejt Shën Petersburg-ut.
Agjencia Federale Ajrore e Rusisë, Rosaviatsia thotë se radari ka humbur kontaktin me aeroplanin rus, ndërkohë që, siç pretendohet, fluturonte mbi hapësirën ajrore të Qipros.
Ende nuk ka informacione në lidhje me përkatësinë kombëtare të pasagjerëve në bord, por besohet se në aeroplanin e kompanisë ruse Kogalymavia shumica e pasagjerëve ishin turistë rusë.
Sipas autoriteteve ruse të aviacionit civil, në mesin e 224 personave në bord ishin 17 fëmijë 200 të rritur dhe 7 anëtarë të ekuipazhit.
Burimet e Ministrisë egjiptiane të Aviacionit thonë se mbetjet e aeroplanit janë gjetur në afërsi të qytetit Arish në Sinajin verior.
Nuk ka indikacione se aeroplani u rrëzua nga aktivitetet militante, theksuan burimet nga shërbimi lokal i sigurisë dhe shtuan se aksidenti vdekjeprurës mund të ishte pasojë e defektit teknik.
Sinaji Verior tashmë dy vjet është epiqendër e kryengritjeve të dhunshme që nga rrëzimi ushtarak i presidentit të zgjedhur nga populli Mohamed Morsi.
- Udhëzim nga Putin-i
Presidenti rus Vladimir Putin, kërkoi formimin e një komisioni shtetëror për hetimin e shkakut të rrëzimit të avionit rus i cili ra në gadishullin Sina, vend ky që gjendet në veri të Egjiptit, raporton Anadolu Agency.
Komisioni udhëhequr nga kryeministri Dimitri Medvedev, hetimet dhe hulumtimet do të kryej në bashkëpunim me zyrtarët egjiptianë.
Putini i dha një udhëzim ministrit i Situatave Emergjente, Vladimir Puçko-s që sa më shpejt të dërgoje një ekip në Egjipt për të bërë hulumtime në vend ngjarje.
Lideri rus gjithashtu shprehu ngushëllimet e tij për familjet dhe të afërmit e atyre që humbun jetën në këtë aksident.