Meryem Kasım,Hacer Başer
31 Tetor 2015•Përditësim: 31 Tetor 2015
JERUSALEM (AA) - Ushtarët izraelitë vrasin një tjetër palestinez në Bregun Perëndimor me pretendimin "se ka qenë në përpjekje të një sulmi me thikë", raporton Anadolu Agency (AA).
"Është vrarë një palestinez në afërsi të Afula-s e cila ndodhet në veri të Bregut Perëndimor i cili ishte në përpjekje të një sulmi me thikë", deklaroi zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Peter Lerner.
Po ashtu edhe zëdhënësja e policisë izraelite gjithashtu në deklaratën e saj me shkrim konfirmoi vrasjen e një palestinezi.
Ajo theksoi se nuk ka viktima nga ana izraelite.
Sipas informacioneve të marra nga Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze në përleshjet mes ushtarëve izraelitë dhe palestinezëve që ndodhën në qarkun Ebu Dis të Jerusalemit 6 palestinezë të rinj janë lënduar nga hedhja e gazit.
Radioja izraelite njoftoi se në qarkun Anata të Jerusalemit është lënduar një ushtar i cili është gjuajtur me gurë.
Sulmet e kolonëve hebrenjë ndaj palestinezëve dhe bastisjet në xhaminë Al-Aksa i kanë përshkallëzuar tensionet në rajon. Demonstratat që ndodhën në Bregun Perëndimor dhe Gaza shkaktuan përleshje të cilat kanë arritur përmasa serioze.
Gati se çdo ditë palestinezët në Bregun Perëndimor, Jerusalem dhe në Gaza të cilët pretendohen se "kanë qenë në përpjekje të një sulmi me thikë", vriten me armë zjarri nga ana e ushtarëve izraelitë.