Ekip
19 Korrik 2022•Përditësim: 19 Korrik 2022
Të paktën 22 persona kanë humbur jetën dhe 33 janë plagosur në një aksident trafiku sot pranë provincës jugore Minya të vendit, njoftuan autoritetet, transmeton Anadolu Agency (AA).
Përplasja ndodhi mëngjesin e hershëm kur një autobus pasagjerësh goditi një kamion të ndaluar në një autostradë që lidh kryeqytetin Kajro me jugun e vendit, thuhet në deklaratën e autoriteteve lokale në Minya.
Në deklaratën e autoriteteve theksohet se kamioni po ndërronte gomat në skajin e rrugës kur autobusi e goditi atë në qytetin Malavi në provincën Minya, rreth 220 kilometra në jug të Kajros.
Në vendngjarje kanë mbërritur ambulancat për të transferuar të plagosurit në spitalet në Minya.
Aksidentet e trafikut marrin mijëra jetë njerëzish çdo vit në Egjipt, i cili njihet për kujdes të dobët të sigurisë së transportit. Përplasjet shkaktohen kryesisht nga shpejtësia, rrugët e këqija ose zbatimi i dobët i ligjeve të trafikut.