Riyaz Khaliq Khaliq
19 Korrik 2022•Përditësim: 19 Korrik 2022
Të paktën tetë persona janë plagosur nga shpërthimi i gazit në Kinë sot, njoftuan mediat shtetërore, transmeton Anadolu Agency (AA).
Shpërthimi në një shtëpi në lagjen Beichen të komunës Tianjin të Kinës Veriore dëmtoi ndërtesën gjashtëkatëshe, raportoi gazeta shtetërore Global Times.
Operacioni i kërkimit dhe shpëtimit është në zhvillim e sipër, ndërsa zyrtarët po hetojnë shkakun e shpërthimit.