Mustafa Keleş
11 Shkurt 2016•Përditësim: 11 Shkurt 2016
NEW YORK (AA) - Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm përgjegjës për çështje humanitare të OKB-së dhe Koordinatori i Ndihmës Emergjente Stephen O'Brien, tha se ndihma më e madhe që mund të bëhet ndaj krizës në Siri është ndalimi i bombardimeve, raporton Anadolu Agency (AA).
Stephen O'Brien, i ndodhur në New York për përgatitjet e Samitit Botëror Humanitar i cili do të mbahet për herë të parë në Stamboll në muajin maj për gazetarin e AA-së tha se përgatitjet e Samitit po shkojnë shumë mirë.
"Në lidhje me këtë çështje jemi në bashkëpunim të jashtëzakonshëm me qeverinë turke. Jemi shumë të kënaqur nga populli dhe qeveria turke për mikpritjen dhe përgatitjet e detajuara që kanë treguar në organizimin e Samitit Botëror Humanitar", tha O'Brien.
Ai ka theksuar se Samiti Botëror Humanitar do të mbahet për herë të parë ndërsa në këtë takim do të marrin pjesë liderë botërorë. Sipas tij, ky samit është jashtëzakonisht i rëndësishëm përsa i përket dërgimit të ndihmave njerëzve në nevojë dhe elimimin e problemve të tyre.
Duke shprehur se që nga Lufta e Dytë Botërore nuk ka ndodhur një krizë me përmasa të tilla O'Brien deklaroi: "Ky samit do të jetë mundësi e rëndësishme për rritjen e koordinimit dhe përpjekjeve të ndihmave të agjencive të OKB-së dhe institucioneve të tjera të ndihmave humanitare, të liderëve botërorë dhe vendeve".
O'Brien potencoi se ky samit që do të mbahet në Stamboll do të jetë i rëndësishëm edhe për përpjekjet ndaj fatkeqësive natyrore ku shumë vende në botë janë të prirura ndaj fatkeqësive natyrore. Ai tha se për këtë ka shumë nevojë për koordinimin dhe mbështetjen e të gjitha vendeve në mënyrë që të ulet sa më pak të jetë i mundur rreziku i humbjes së jetëve dhe gjithashtu të bëhet dërgimi i ndihmave pas fatkeqësive.
- "Të gjitha vendet duhet të marrin përgjegjësi për sirianët"
O'Brien thekson se për zgjidhjen e krizave të gjitha vendet duhet të japin mbështetjen e tyre. "Të gjtiha vendet duhet të marrin përgjegjësitë e tyre në krizën e refugjatëve sepse qytetarisë globale i nevojitet kjo. Të gjitha vendet në mënyrë të përbashkët duhet të marrin përgjegjësitë e tyre për refugjatët të cilët largohen nga Siria me shpresën e humbur nga bombardimet dhe frika", tha O'Brien.
Pas pyetjes lidhur me çështjen se "BE-ja e cila pavarësisht se i ka bërë thirrje Turqisë për të hapur kufijtë, ajo po përpiqet të mbyllë kufijtë e saj", O'Brien tha se e rëndësishme është mbrojtja e refugjatëve.