Meryem Kasım
09 Nëntor 2015•Përditësim: 09 Nëntor 2015
KAJRO (AA) - Në kryeqytetin e Egjiptit, Kajro, në përleshjet me forcat e sigurisë është vrarë njëri nga drejtuesit e organizatës "Ensar Bejt el-Makdis" e cila është betuar për besnikëri ndaj organizatës terroriste DAESH, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Brendshme e Egjiptit thuhet se drejtuesi i organizatës Ensar Bejt el-Makdis, Eshref Ali Huseyin el-Garabli është varë gjatë përleshjeve me forcat e sigurisë në rajonin el-Meraxh në veri të Kajros.
"Garabli i cili ishte një person i rëndësishëm që organizonte aktet e organizatës hapi zjarr ndaj forcave të sigurisë që kërkonin ta arrestonin, ku si pasojë ai u vra pasi forcat e sigurisë iu kundërpërgjigjën", qëndron në deklaratën me shkrim të Ministrisë së Brendshme të Egjiptit.